Mbetjet në bypass-in e Vlorës shqetësojnë qytetarët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.08.2026, 07:52

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për situatën e krijuar nga mbeturinat përgjatë bypass-it të Vlorës, në një prej zonave të njohura edhe për aktivitetin e hedhjeve me parashutë. Teksa ishte ndalur për të bërë një foto dhe për të shijuar pamjen, ai thotë se ajo që i tërhoqi vëmendjen ishte prania e mbetjeve të hedhura në mënyrë të pakontrolluar.

Sipas tij, mbeturinat shihen në disa pika të zonës, duke dëmtuar jo vetëm pamjen panoramike, por edhe imazhin e një prej destinacioneve turistike të Vlorës. “Mirmbrëma, u ndala për të bërë një foto në bypass-in e Vlorës, aty ku hidhen me parashuta, dhe çfarë të shikoje gjithandej? Mbeturina”, shprehet qytetari, duke apeluar për më shumë kujdes nga qytetarët dhe ndërhyrje për pastrimin e zonës.

Problematika e mbetjeve në hapësirat publike mbetet një shqetësim i vazhdueshëm, veçanërisht në zonat turistike dhe pikat panoramike që frekuentohen nga vizitorë vendas e të huaj. Pastrimi i zonës dhe vendosja e koshave të mbetjeve, së bashku me ndërgjegjësimin e qytetarëve, do të ndihmonin në ruajtjen e pastërtisë dhe të imazhit turistik të bypass-it të Vlorës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit