Zjarr pranë tunelit në zonën e Ujit të Ftohtë, rrezikohen disa biznese

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.08.2026, 00:10

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, në Vlorë.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të mbuluar me pisha dhe bredha, ndërsa në afërsi ndodhen disa hotele dhe biznese, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të bimësisë së dendur dhe terrenit të vështirë, ndërsa era mund të favorizojë përhapjen e zjarrit drejt zonave përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit