“Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve”, Prishtina mbushet me flamujt e UÇK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.08.2026, 20:12

Prishtina ka nisur të marrë pamje festive në kuadër të aktiviteteve të organizuara me moton “Kosova po pret”, ku në kryeqytet ka filluar vendosja e flamujve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se flamujt janë vendosur në sheshe të ndryshme të qytetit, duke i cilësuar si simbol të historisë, sakrificës dhe krenarisë.

“Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë sepse Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve. Në çdo shesh, një simbol i historisë, sakrificës dhe krenarisë sonë”, ka shkruar Musmurati.

Vendosja e flamujve vjen nj6ë ditë pas aktivizimit të “Orës së Pritjes” në Bulevardin “Nëna Terezë”, e cila po numëron mbrapsht ditët, orët, minutat dhe sekondat deri më 16 shtator.

Aktivitetet janë pjesë e mesazhit “Kosova po pret” dhe zhvillohen në mbështetje të “Marshit për Liri”, i cili është paralajmëruar të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit