Arrestohet në Palasë “Visi i garave”, u kap nga RENEA pasi kërcënoi gruan me armë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.08.2026, 17:12

Biznesmeni i njohur në fushën e automjeteve, Elvis Kosova, i njohur si "Visi i garave" është vënë në pranga nga forcat speciale RENEA dhe FNSH. Arrestimi i tij u krye në resortin luksoz Green Coast në Palasë, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij me një armë zjarri që e mbante pa leje.

Ky nuk është rasti i parë që Kosova përballet me drejtësinë apo tërheq vëmendjen e mediave. Ai ka një histori të ngarkuar incidentesh.

Verën e vitit të kaluar, një sasi lënde plasëse iu vendos në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Në Gusht 2024 ai u ndalua nga policia pas dyshimeve për përvetësimin me anë të mashtrimit të një automjeti luksoz të modelit Audi R8, me vlerë rreth 200 mijë euro, i cili ishte sjellë nga Gjermania nga një shtetas turk.

Pasioni i tij për shpejtësinë e ka vënë më herët në shënjestër të autoriteteve, ku u hetua për organizimin e garave ilegale të makinave pranë mbikalimit të Patokut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit