Aldo gjendet në malin e Tomorrit, dyshime se shfrytëzohet nga të tjerët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.08.2026, 15:25

Pak më parë, JOQ ALBANIA publikoi rastin e Aldos, një 13-vjeçari i cili prej më shumë se një jave është larguar nga shtëpia.

I mituri i cili jeton me mamanë dhe gjyshen është gjetur dhe aktualisht ndodhet në Malin e Tomorrit.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se i mituri shet qirinj pranë thertores ku mbahen bagëtitë e imëta.

Një qytetar i cili e njeh pasi janë të dy nga Elbasani, ka komunikuar me të dhe djali i ka treguar se ndodhet me babain aty dhe se kanë edhe kuajt me vete.

Por nga komunikimi që JOQ ka patur me dajën e Aldos, i cili ka bërë edhe denoncimin, ai ka treguar se djali nuk e ka babain pasi i ka ndërruar jetë.

Ai ka frikë se nipi i tij po shfrytëzohet nga persona të tjerë, pasi qytetarët e kanë parë nën shoqërinë e dy burrave.

Për shkak të pamundësisë financiare, ai nuk mund të shkojë tani në malin e Tomorrit për ta marrë, prandaj i bën thirrje Policisë që të ndërhyjë sa më parë.

Ju lutem na ndihmoni, ka gënjyer që ka babain aty. Babai ka ndërruar jetë. Ai ndodhet në Malin e Tomorrit, kemi marrë dy telefonata. Policia të ndërhyjë sa më parë se ne nuk shkojme dot, skemi mundesi financiare. I ka vdekur babai, vetem nenen dhe gjyshen ka. E kanë parë me dy burra, ka gënjjyer nga frika se eshte me babain. Do i kenë bërë presion dhe ka gënjyer. Dërgoni policinë ta marrë.”

JOQ ALBANIA i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndërhyjë sa më parë për të verifikuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e 13-vjeçarit për të cilin familjarët kanë bërë denoncim për largimin nga shtëpia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit