Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën tragjikisht pak ditë më parë në vendin e punës, është përcjellë dje për në banesën e fundit në Varrezat e Qytetit në Shipol të Mitrovicës.
32-vjeçari la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, ndërsa largimi i tij ka lënë dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët.
Bashkëshortja e tij, Emirjeta Haxha Ahmeti, ka ndarë në rrjetet sociale disa momente të paharrueshme të Arbenitit me fëmijët e tyre, duke shkruar fjalë prekëse për humbjen e madhe.
“Ah, bre jetë, Allahu të deshi më shumë se ne. Pusho i qetë, melaqja jonë. Do të të kujtojmë me mall unë dhe djemtë e tu”, ka shkruar ajo.
Kujtimi për 32-vjeçarin do të mbetet i gjallë te familja e tij, e cila tani përballet me dhimbjen e humbjes së një bashkëshorti dhe babai.