Altin Kryeziu trashëgoi uniformën dhe misionin e policit nga babai i tij, Elmiu.
Një histori e veçantë e përkushtimit ndaj uniformës së Policisë së Kosovës është ajo e Altin Kryeziut, i cili kishte ndjekur gjurmët e babait të tij, Elmiut.
Altini, i cili humbi jetën pas një aksidenti të rëndë në krye të detyrës, kishte zgjedhur të vazhdonte rrugën e babait të tij duke iu përkushtuar shërbimit policor dhe mbrojtjes së qytetarëve. Për familjen Kryeziu, uniforma policore nuk ishte vetëm një profesion, por një mision i trashëguar brez pas brezi.
Vdekja e tij ka prekur kolegët, familjarët dhe të gjithë ata që e njohën, ndërsa kujtimi për të do të mbetet i lidhur me përkushtimin dhe sakrificën në shërbim të vendit.