Një turiste që ka zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet ka ngritur shqetësimin për gjendjen e ujit pranë bregut, duke e cilësuar atë si të ndotur dhe me erë të keqe. Ajo ka dërguar edhe pamje nga zona e plazhit, ku uji shfaqet me ngjyrë të errët dhe me mbetje në sipërfaqe.
“Është shumë i shëmtuar dhe mban erë të keqe”, shprehet turistja, e cila thotë se nuk e kupton se si njerëzit kanë vijuar të qëndrojnë dhe të festojnë në plazh pavarësisht situatës së krijuar.
Pamjet dhe dëshmia e saj ngrenë pikëpyetje për pastërtinë e ujërave pranë bregdetit të Vlorës, veçanërisht në një periudhë kur qyteti është i mbushur me pushues vendas dhe të huaj. Situata pritet të tërheqë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për kontrollin e cilësisë së ujit dhe higjienën e plazheve.