Allmuça, shqiptari në Greqi që vrau partneren dhe veten

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.08.2026, 11:23

Ky është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë që tronditi Athinën. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin shqiptar Altin Allmuça, i cili dyshohet se ka vrarë partneren e tij 45-vjeçare, Lulieta Obzova, dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte pasur një konflikt jashtë hyrjes së pallatit ku banonin, ku Allmuça dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë ndaj 45-vjeçares.

Pas krimit, 48-vjeçari dyshohet se ka përdorur të njëjtën armë për të qëlluar veten në kokë. Arma është gjetur pranë trupave, ndërsa mjeku ligjor ka vlerësuar paraprakisht se bëhet fjalë për një vrasje të ndjekur nga vetëvrasja. Kamerat e sigurisë së pallatit pritet të ndihmojnë hetuesit në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Sipas mediave greke, marrëdhënia mes çiftit ishte shoqëruar me konflikte dhe xhelozia dyshohet si një prej shkaqeve të mundshme të tragjedisë. Allmuça merrej me boks, ndërsa autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Deri tani nuk është konfirmuar nëse dy viktimat ishin të martuar, por bëhet fjalë për një marrëdhënie në çift.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit