Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë për një grua, e cila ka mashtruar disa familje në Tiranë, duke u punësuar si sanitare dhe më pas duke zëvendësuar sendet e tyre me vlerë me bizhuteri false.
Sipas dëshmive të disa familjeve, gruaja prezantohet me emra dhe të dhëna të ndryshme por duke përdorur të njëjtën skemë në raste të ndryshme.
Një prej denoncuesve tregon se gruaja, e prezantuar si “Diana”, 37 vjeçe, nisi punë më 10 korrik 2026. Pas vetëm dy ditësh, familja konstatoi se një byzylyk me diamante ishte zëvendësuar me një tjetër metalik, me pamje identike me origjinalin.
Në një tjetër rast, një familje tregon se gruaja i zëvendësoi një orë Cartier me një kopje dhe mori edhe një unazë të së njëjtës markë. Sipas denoncueses, rasti është referuar në polici por ende asnjë masë nuk është marrë nga policia.
Nga ana tjetër një grua ka rrëfyer se si zonja në fjalë i ka marrë një orë që e kishte marrë dhuratë për lindjen e vajzës dhe se ka bërë kallëzim në Komisariatin nr. 1 që në qershorin e vitit të kaluar, por sërish pa asnjë zgjidhje.
Ndërkohë rasti më i rëndë është ai i një familjeje me një fëmijë të porsalindur. Sipas tyre, gruaja u punësua si sanitare dhe, ditën e dytë të punës, zëvendësoi një pjesë të florinjve me bizhuteri false. Familjarët e kuptuan vjedhjen pasi u kthyen më herët në banesë dhe njoftuan policinë. Sipas dëshmisë së tyre, gruaja më pas pranoi se i kishte fshehur sendet e vjedhura në trup dhe i dorëzoi.
Familjet që kanë kontaktuar redaksinë thonë se kanë vendosur t’i bëjnë publike rastet me shpresën se personi do të identifikohet dhe se persona të tjerë që mund të kenë pasur përvoja të ngjashme do të mund të denoncojnë.
Redaksia jonë disponon dëshmitë e familjeve dhe materialet e vëna në dispozicion prej tyre.
Denoncimi 1:
Pershendetje! E njejta situate me ka ndodhur edhe mua me zonjen ne foto. Ne kishim nxjerre nje lajmerim se kerkonim nje zonje per punet e shtepise. Na kontaktoi nje vajze, e cila ne interviste u prezantua si Diana, 37 vjec, tha se jetonte ne Don Bosko, kishte dy djem dhe kishte shume nevoje per pune. Rame dakord per nje jave prove dhe e nisi punen me 10 korrik 2026.
Punoi vetem dy dite. Diten e trete na tha se nuk do te vinte me, pasi i kishin ofruar perseri pune ne hotelin ku kishte punuar me pare. Erdhi vetem per te marre pagesen. Me pas kemi konstatuar se nje byzylyk me diamante ishte zevendesuar me nje byzylyk metalik, me pamje identike me origjinalin. Vetem pasi pashe rastin e bere publik, kuptova se behet fjale per te njejten zonje dhe se dyshohet se perdor te njejten skeme edhe ne raste te tjera: prezantohet me identitete te ndryshme dhe perdor numra telefoni qe me pas nuk jane me aktive.
Po ju shkruaj sepse rasti yne mund te jete i vlefshem edhe per denoncimin dhe per persona te tjere qe mund te jene prekur.
Me poshte po ju nis raste te njejta te personave te tjere qe zbuluam. Prezantohet me emra te ndryshem Dhe me nr cel te ndryshem Qe nese i kerkon emrin rezultojne me emra te ndryshem qe besoj jane te blere tek dollari te parregjistruar se di Numri qe kishte ishte aktiv si ne telefon dhe ne whats app tani nuk del me. Mua me ka mare nje byzylyk me diamante qe eshte blere ne argjendari dhe ska nje kod serial sic kane bizhuterite brand per tu gjurmuar. Ndaj dhe me ate qe fola me njerzit e mi qe punojne ne polici dhe per faktin qe personi ne fjale ka denoncim me foto dhe se kane gjetur duket e kote. Ndaj me te gjitha rastet e personave qe folem menduam faqen tuaj me besimin qe me shikueshmerine qe keni dikush do e njohi per tja gjetur identitetin e vertete, se mesaduket policia nuk u vika ne levizje fare as kur paska foton e saj.
Denoncimi 2:
Une do ta bej sot denoncimin, nuk e kam bere ende. Po te jap te dhenat qe kam deri tani: Ka punuar dt 17.07.2026 vetem, nuk erdhi me. Eshte prezantuar me emin Denada – +355 68 275 9725. Me tha qe kishte nje djale dhe nje vajze qe do futej sivjet ne klase te pare. Kishte punuar te vilat ne TEG, njehere me tha ika nga puna se u be me femije te dyte dhe me shkonte puna 12 ore, pastaj me tha qe moren filipineze. 2.me ka marr nje byzylyk floriri te djalit me emin Alexander, nuk ka marr gje tjeter. Me ca shoh, po sic te thashe une jam ne periudhe zhvendosje dhe mund te me kete humbur ndonje je nga mendia

Denoncimi 3:
Nepermjet nje njoftimi qe nxorra me kontaktoj nje zonje diku 35-37 vjec. Mbas nje interviste te shkurter, vendosem te filloj pune me 24 Mars 2026, u paraqit ne pune diten e pare, diten e dyte erdhi me syrin e nxire (mesa duket pjese e skemes). Te nesermen une kuptova qe ora cartier ishte zv me nje fake gjithashtu kishte jedhur edhe nje unaze cartier. Kam bere nje denoncim ne polici, mesa duket indentiteti ishte mashtrim gjithashtu edhe numri. +355 68 400 7072 Ky ishte numri. Ka denoncim nga rasti tek lake view qe i ka mare ore rolex e disa sende te tjera qe i ka patur me certifikate dhe ja ka paraqitur kur ka bere denoncimin dhe i bie te jete komisariati nr.3

Denoncimi 4:
Mua me vodhi pikerisht oren qe e kisha dhurate per lindjen e goces... une jam marr 2 muaj me denoncim te plote te kesaj plehres. Rastin e kam denoncuar qershorin e vitit te kaluar te Komisariati nr.1 dhe ende asnje zgjidhje

Denoncimi 5:
Jemi shume viktima te kesaj zonje ju lutem publikojeni se po ben deme te medha financiare dhe as nuk e kupton Ka ardhur ne shtepine time per te pastruar nderkohe qe un ekam qene gjith kohes ne shtepi me te. Eshte prezantuar si ariana nga papucia e delvines ka ikur pa u paguar nga shtepia ime me iden qe do vinte prap te nesermend dhe me fiku telefonin. Une shkova te bizhuterit e mia per t pare kishte bere te njejten gje dhe me mua Dhe me sa kontaktova vajzen ka vjedhur ora t brandit rolex Tenisa diamanti Van cleef duke i zevendesuar ato Me produkte pazari Te une e ka bere para dy vjetesh kete veprim dhe nuk ja kam karten e identitetit me

Denoncimi 6;
Pershëndetje! Na ka ndodhur së fundmi ne familje një ngjarje qe na ka lëne shije shume te hidhur, ndaj ju shkrova qe nëse mundeni ta postoni ne faqe, mbase ndihmojmë të mos i ndodhë dhe të tjerëve.
Nxorëm një lajmërim për dike qe te na ndihmonte në shtëpi sepse sapo jemi bërë me femije, dhe na kontakton nje vajze e cila ne interviste dukej korrekte,
tha qe ishte 37 jeç, nga Memaliaj, por jetonte ne Laprake, qe kishte dy femije, burri punonte ne ndertim e kishte shume nevoje per pune ndaj mund te fillonte menjehere. Meqenese edhe ne na duhej
ndihme sa me pare menduam ta merrim ne prove. Ajo erdhi diten e pare, çdo gje dukej ne rregull... Ditën e dyte na u desh ta linim pak kohe vetem ne shtepi, por u kthyem perpara mbarimit te orarit. Ajo kerkoi të largohej me heret. Nuk me tingëlloi mire, ndaj thashe te hedh nje sy ne sendet me vlere. Shoh qe kishte pasur levizje ne sirtarin ku mbaja bizhuterite. Ishin nderruar nje pjesë e florinjve te mi me bizhu fallco. E thërras gruan dhe i tregoj situaten. Ajo ne fillim beri si e habitur, pastaj filloi te bertiste e te kercënonte...
Donte te largohej, nuk e lejuam dhe thirrem policine. Pas reth 20 minutave debati, ne pritje te policise, arriti nje pike që me sa duket kuptoi qe s'kish rrugedalje dhe e tregoi... i kishte fshehur te gjitha ne trup

