Viktimat shqiptare të trafikimit nuk mund të deportohen automatikisht nga Britania

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.08.2026, 07:33

Autoritetet britanike nuk mund të deportojnë automatikisht shtetasit shqiptarë që kanë qenë viktima të trafikimit. Një vendim i fundit i drejtësisë britanike kërkon që, përpara kthimit në Shqipëri, të vlerësohet individualisht nëse personi përballet me rrezik serioz për jetën apo sigurinë.

Në këtë vlerësim duhet të merren parasysh mundësia e përballjes me trafikantët, kërcënimet apo dhuna, si dhe mundësia reale për të marrë mbrojtje nga autoritetet shqiptare. Gjithashtu, shqyrtohen kushtet e jetesës pas kthimit, përfshirë strehimin dhe rrezikun e rikthimit në rrjetet e shfrytëzimit.

Çështja prek veçanërisht të rinj shqiptarë të shfrytëzuar në Britani për veprimtari kriminale, përfshirë shpërndarjen e drogës dhe kultivimin e kanabisit. Megjithatë, vendimi nuk garanton mbrojtje automatike nga deportimi; çdo rast duhet të shqyrtohet individualisht përmes Mekanizmit Kombëtar të Referimit, duke marrë në konsideratë historinë, rrethanat e shfrytëzimit dhe provat e paraqitura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit