Shpërthen në flakë një automjet në Shkozë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.08.2026, 22:19

Një automjet ka shpërthyer në flakë pak minuta më parë në hyrje të Shkozës në Tiranë.

Një qytetare ka filmuar rastësisht momentin kur makina është përfshirë nga zjarri, ndërsa në pamje dallohet edhe një shpërthim i momentit nga automjeti.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili po punon për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e ngjarjes. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për rrethanat e zjarrit apo shkaqet që kanë bërë që automjeti të përfshihet nga flakët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit