32-vjeçari Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në KEK, u varros dje në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.
I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, gruaja e tij, Emirjeta Haxha Ahmeti, ndau fotografi të tij me fëmijët, duke shkruar: “Ah bre jetë, Allahu të deshi më shumë se ne. Pusho i qetë meleqja jonë, do të kujtojmë me mall unë dhe djemtë e tu”.