Quizz: Makina është mbushur me qumësht apo naftë?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.08.2026, 16:03

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ngre dyshime për cilësinë e karburantit që ka hedhur në automjetin e tij.

Qytetari ka dërguar një video ku shfaqet lëngu i marrë pas furnizimit të makinës. Nga pamjet, lëngu duket i turbullt dhe me ngjyrë të bardhë, aq sa në pamje të parë të krijon përshtypjen se bëhet fjalë për qumësht dhe jo naftë.

Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi atë se çfarë është hedhur realisht në serbator dhe nëse karburanti i furnizuar ka qenë brenda parametrave të duhur.

Megjithatë, pamjet e dërguara nga qytetari janë shqetësuese, pasi cilësia e karburantit mund të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin dhe dëmtimin e automjetit.

Në pamjet e qytetarit, çfarë mendoni se ka përfunduar në serbatorin e makinës: naftë apo “qumësht”?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit