Deti i Himarës vishet me naftë, pushuesit japin alarmin për ndotjen masive

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.08.2026, 15:12

Teksa vendi ynë po mbyll sezonin turistik, një problem i vjetër por gjithnjë e më shqetësues është rikthyer në vëmendje: ndotja e detit nga mbetjet e naftës.

Së fundmi, një rast i rëndë është denoncuar në Himarë, ku deti është shfaqur në gjendje të mjerueshme, i mbuluar nga njolla të mëdha nafte dhe mbetje të rënda hidrokarburesh në çdo cep.

Pamjet e regjistruara në terren tregojnë qartësisht një shtresë të dendur nafte në sipërfaqen e detit dhe përgjatë vijës bregdetare.

Kjo situatë alarmante ngre shqetësime të mëdha për dëmtimin e ekosistemit detar, kërcënimin e shëndetit të pushuesve dhe goditjen e imazhit të turizmit në këto ditë të fundit të verës.

Deri më tani, institucionet kompetente nuk kanë bërë të njohur zyrtarisht burimin e ndotjes, duke lënë vend për dyshime se ajo mund të ketë ardhur nga shkarkimet e paligjshme të mjeteve lundruese në det të hapur.

Përballë kësaj ngjarjeje që rrezikon të lërë pasojë afatgjata në mjedis, pushuesit dhe qytetarët e pranishëm në zonë lëshojnë një thirrje urgjente për ndërhyrje të menjëhershme, me qëllim identifikimin e shkakut, pastrimin e vijës bregdetare dhe marrjen e masave të rrepta parandaluese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit