Ministri belg kritikon Tiranën para largimit nga Shqipëria: Mbeturina kudo, çmenduri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.08.2026, 14:40

Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore, duke vizituar disa prej qyteteve bregdetare, por jo vetëm.

Por tashmë pushimeve të tij duket se po u vjen fundi dhe, pak para nisjes drejt Belgjikës, ai ka bërë një ndalesë edhe në Tiranë.

Përmes rrjeteve sociale, Francken ka ndarë foto dhe pamje nga kryeqyteti, duke treguar ndërtesat, Liqenin Artificial, por edhe rrugët e Tiranës.

Dhe pikërisht te rrugët është ndalur edhe për të vënë në dukje një problem serioz me të cilin përballen çdo ditë qytetarët, por edhe turistët: prania e mbeturinave.

Në pamjet e publikuara prej tij shihen mbetje në rrugë, lulishte dhe trotuare.

Në një Instastory të publikuar pak orë më parë, ministri belg ka shkruar:

E vetmja gjë që më ka bezdisur në Shqipërinë e bukur, mbeturinat kudo në rrugë. Çmenduri.”

Kritika e tij vjen në fund të një qëndrimi turistik në Shqipëri, vend për të cilin Francken ka ndarë me ndjekësit e tij edhe shumë pamje pozitive gjatë pushimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit