Qytetari denoncon dhunën në policinë e Golemit: Më goditën dhe më morën celularin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.08.2026, 14:20

Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ngre akuza për sjellje të dhunshme dhe presion nga efektivë policie brenda ambienteve të komisariatit të Golemit.

Sipas denoncuesit, ai është paraqitur në komisariat për shkak të problemeve të vazhdueshme me ish-bashkëshorten e tij, por situata, sipas pretendimeve të tij, është përshkallëzuar brenda ambienteve të policisë.

Në videon e dërguar në redaksi dëgjohen zëra dhe të bërtitura të punonjësve të policisë, ndërsa në një moment efektivët i kërkojnë qytetarit telefonin.

Sipas denoncuesit, telefoni më pas i është marrë me forcë, një veprim që ai e konsideron të pajustifikuar dhe që ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është trajtuar brenda komisariatit.

Pamjet e dërguara në redaksi janë bërë pjesë e denoncimit, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se çfarë ka ndodhur para dhe pas momentit të regjistruar në video.

JOQ Albania pret një reagim zyrtar nga Policia e Durrësit, për të sqaruar rrethanat e incidentit, arsyen e ndërhyrjes së efektivëve dhe nëse ndaj punonjësve të përfshirë do të ketë një verifikim të brendshëm.

Pyetja që mbetet është e thjeshtë: çfarë ndodhi brenda komisariatit të Golemit dhe pse situata përfundoi në këtë mënyrë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit