“Ajrosje” në autostradë: Shoferi nxjerr këmbën jashtë dritares teksa drejton mjetin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.08.2026, 13:54

Pak ditë më parë, JOQ Albania publikoi videon e një automjeti në lëvizje, ku një pasagjer kishte nxjerrë këmbët jashtë dritares, siç duket për t’u “ajrosur”.

Por duket se këtë aktivitet nuk e bëjnë vetëm pasagjerët.

Një tjetër video ka mbërritur në redaksinë tonë, këtë herë nga autostrada Tiranë–Durrës, ku shihet drejtuesi i mjetit duke nxjerrë këmbën jashtë dritares teksa automjeti është në lëvizje dhe në autostradë.

Një veprim tejet i rrezikshëm, që rrezikon jo vetëm jetën e drejtuesit, por edhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës.

Kur pasagjeri nxjerr këmbët jashtë, është problem. Po kur këtë e bën shoferi në autostradë, çfarë mund të thuhet më shumë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit