Hyrja e pallatit kthehet në vendgrumbullim mbeturinash, banorët kërkojnë zgjidhje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.08.2026, 13:36

Një banore e lagjes “Loni Dhamo” në Lushnjë i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një dollapi të vendosur në hyrje të pallatit, i cili, sipas saj, është mbushur me sende të vjetra, papastërti dhe mbeturina.

Banorja shprehet se për këtë problem ka bërë më herët edhe një denoncim pranë rajonit, por deri tani nuk është marrë asnjë masë dhe situata vijon të jetë e njëjtë.

Ajo thekson se bëhet fjalë për një ambient të përbashkët, ku kalojnë çdo ditë banorët e pallatit, dhe kërkon vetëm pastrimin dhe lirimin e hyrjes.

Shpresojmë që, nëpërmjet publikimit, të reagojë dikush dhe problemi të zgjidhet”, shprehet banorja në denoncimin e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit