ksion në Deçan, pesë persona ndalohen për bixhoz të paligjshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.08.2026, 13:04

Pesë persona janë arrestuar dhe ndaluar në Deçan, nën dyshimin se kanë organizuar skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Aksioni është ndërmarrë mbrëmë nga Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Stacionin Policor në Deçan.

“Gjatë kontrollit të lokalit ku dyshohet se zhvillohej kjo veprimtari, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht prova materiale që dyshohet se kanë shërbyer për zhvillimin e kësaj veprimtarie, përfshirë letra/karta të lojës, pesë (5) telefona mobilë, si dhe para të gatshme në shumën prej 1,615 (një mijë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë) euro”, thotë Prokuroria.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit