Fusha “Ali Demi” në gjendje të mjerueshme: Stolat janë djegur e bari është tharë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.08.2026, 12:28

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rënduar të fushës “Ali Demi” në Tiranë, një prej hapësirave publike të frekuentuara çdo ditë nga të rinjtë dhe të moshuarit.

Ai ka treguar se bari është tharë plotësisht dhe kanë nisur të thahen edhe pemët. Ndërkohë, disa stola janë djegur dhe, sipas qytetarit, prej kohësh nuk janë riparuar.

Qytetari ngre shqetësimin se ndërhyrjet e punonjësve të bashkisë mjaftohen vetëm me fotografime, pa u shoqëruar me zgjidhje konkrete për mirëmbajtjen e kësaj hapësire.

“Ju lutem reagoni për të mirën e të gjithëve”, apelon qytetari, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e fushës “Ali Demi”.

Kjo hapësirë publike u shërben çdo ditë shumë banorëve të zonës dhe meriton të jetë e mirëmbajtur dhe e sigurt për të gjithë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit