Banorët e Kavajës revoltohen për shtëpinë funerale në rrugën kryesore: VKM s’e lejon, kryetari e di

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.08.2026, 11:46

Banorët e lagjes Sallbeg nr. 1 në Kavajë i janë drejtuar JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tyre, vijon prej kohësh dhe për të cilën nuk kanë gjetur zgjidhje nga institucionet.

Sipas raportimit të qytetarëve, bëhet fjalë për një zonë me dendësi të lartë popullsie, e pozicionuar përgjatë rrugës kryesore të qytetit, ku është licencuar një shtëpi funerale pranë zonave të banuara dhe ambienteve ku kalojnë e luajnë fëmijë.

Banorët thonë se aktiviteti zhvillohet në një pozicion të dukshëm për publikun dhe se kjo është në kundërshtim me rregullat që, sipas tyre, përcaktojnë kriteret për ushtrimin e këtyre aktiviteteve. Ata kanë bashkëngjitur foto dhe video, si dhe dokumente që tregojnë kuadrin ligjor dhe rregulloren e Këshillit Bashkiak të Kavajës.

Fëmijët që shkojnë në shkollë, fëmijët që luajnë në lagje dhe të gjithë banorët përballen çdo ditë me këto pamje”, shprehen qytetarët.

Ata thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë institucioneve, por sipas tyre, nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete.

Në denoncim, banorët pretendojnë se kryetari i Bashkisë Kavajë u ka thënë se e pranon që aktiviteti nuk duhet të jetë në atë vend, por se nuk mund ta ndryshojë situatën pasi “i kam dhënë fjalën”.

Po vdesim nga pak dita-ditës. Ka raste që mund të ketë edhe dy apo tre raste brenda ditës”, shprehen banorët, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e situatës.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të verifikojnë nëse licencimi dhe ushtrimi i këtij aktiviteti në atë pozicion përputhen me legjislacionin në fuqi dhe me rregulloret vendore.

JOQ Albania sjell denoncimin e qytetarëve dhe materialet e dërguara prej tyre, ndërsa mbetet për t’u verifikuar nga institucionet përgjegjëse nëse ka shkelje ligjore dhe nëse aktiviteti i përmbush të gjitha kriteret e përcaktuara.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, Kjo është lagjja Sallbeg nr. 1 në Kavajë, një nga zonat me dendësinë më të madhe të popullsisë, e pozicionuar përgjatë rrugës kryesore të qytetit, ku po bëhet një KRIM NJERËZOR, në kundërshtim me ligjin. Në buzë të rrugës kryesore të qytetit, Bashkia Kavajë ka dhënë licencë për shtëpi funerale.

Fëmijët që shkojnë në shkollë dhe luajnë aty dhe dhe banorët e lagjes, përballen çdo ditë me këto pamje të tmerrshme. Këto lloj aktivitetesh, sipas ligjit, i cili nuk është respektuar aspak, nuk duhet të licencohen në vende të dukshme për publikun. Bashkëngjisim videot dhe fotot që tregojnë realitetin me të cilin përballemi çdo ditë. Bashkëngjitur gjeni VKM-në përkatëse të ligjit për këto lloj aktivitetesh, si dhe rregulloren e Këshillit Bashkiak, të miratuar po nga kjo Bashki.

Po kemi bere shume ankesa por kryetari na thote....I kam dhene fjalen dhe nuk mund ta kthej. E pranon qe nuk duhet aty..por nuk mund ta kthej na thote se i kam dhene fjalen Por po vdesim nga pak dita.dites Pasi mund te kete raste qe ka dy dhe 3 te tille brrnda dites

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit