U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.08.2026, 09:39

I jepet sot lamtumira e fundit 22-vjeçarit Klaus Gjergji, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti në det, në zonën mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun.

I riu nga Shkodra ishte duke lundruar me gomone së bashku me dy shokë të tij, kur, rreth orës 16:15, u rrëzua aksidentalisht në ujë dhe u godit rëndë nga helika e motorit të mjetit lundrues.

Pas marrjes së njoftimit, efektivët e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare iu drejtuan menjëherë zonës së aksidentit, e cila ndodhej në një distancë të konsiderueshme nga bregu. Ata i dhanë 22-vjeçarit ndihmën e parë në det dhe e transportuan me urgjencë drejt bregut.

Më pas, Klaus Gjergji u dërgua me autoambulancë në spital, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur familjarët, të afërmit dhe miqtë. Fillimisht, ngjarja ishte raportuar si një përplasje mes dy gomoneve, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë saktësisht dinamikën e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit