Nga Ministria e së Vërtetës.
Ministria e Peshkimit dhe Inovacioneve Monetare ka shpallur një sukses të jashtëzakonshëm në mbylljen e sezonit të gjuetisë, falë një teknike revolucionare të zbuluar nga vetë Tao Balla.
Në stinën e mbrëmjeve të gjata, Balla është parë buzë ujit duke mbajtur lart një çantë të fryrë plot me prerje 500-eurosh direkt nga grepi.
Sipas zëdhënësit të diplomacisë detare, teknika e re, përfshin lëshimin e grepave të ngopur me premtime qeveritare në ujëra të turbullta.
"Njerëzit ankoheshin se inflacioni nuk hahet, por ja, tani kemi mënyrën për ta gatuar! Ju thjesht keni nevojë për grepin e duhur," u shpreh Balla me kapelën e tij të fatit, duke shuar çdo skeptik që mendonte se paratë nuk rriten në det.
I pyetur nga gazetarët nëse kjo është thjesht një metodë e re për "pastrim parash", Balla hodhi poshtë akuzat duke sqaruar se bëhet fjalë për "shkencë të mirëfilltë financiare" dhe se grepat e përdorur janë të gjithë të pajisur me pullë fiskale.