“Nuk ma ndjen fare”, e afërmja e Sokrat Vatës përplaset me gazetarët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.08.2026, 14:31

Momente tensioni janë shënuar këtë të premte jashtë Gjykatës së Sarandës, teksa po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë për 11 personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes.

Në qendër të incidentit ishte një e afërme e Sokrat Lipanit, alias Sokrat Vata, i dyshuari kryesor për vrasjen e të riut. Ajo është përplasur verbalisht me gazetarët që po filmonin momentin e mbërritjes së të arrestuarve në gjykatë.

Në pamjet e publikuara dëgjohet ajo duke iu drejtuar gazetarëve me tone të larta: “Nuk ma ndjen fare. Do ndonjë dokument ta nxjerr?”

Ndërkohë, në Gjykatën e Sarandës janë paraqitur Sokrat Lipani, alias Sokrat Vata, dhe 10 personat e tjerë të arrestuar në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ksamil.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masave të sigurisë për të arrestuarit, ndërsa gjykata pritet të shqyrtojë pozicionin e secilit prej tyre.

Turisti portugez humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së martës, pas një konflikti të dyshuar që degjeneroi në përdorimin e mjeteve prerëse.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 11 persona, ndërsa Sokrat Lipani, 29 vjeç, dyshohet si personi që ka goditur me thikë turistin. Ai raportohet se ka precedentë penalë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra që lidhen me trafikun e drogës, armëmbajtjen dhe drejtimin e rrezikshëm të automjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit