“Mbetjet e anijeve po na shkatërrojnë pushimet, uji bëhet me shkumë të zezë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.08.2026, 14:27

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë një shqetësim që, sipas tij, po përsëritet prej disa ditësh në zonën bregdetare të Dhërmiut.

Sipas denoncimit, disa anije dhe mjete lundruese kalojnë disa herë gjatë ditës pranë bregut dhe, pas kalimit të tyre, uji bëhet i turbullt duke bërë që pushuesit të largohen nga deti.

Në pamjet e dërguara në redaksi mund të shihni se si në sipërfaqen e ujit shfaqet një shkumë me ngjyrë të errët, mbetje që ngjajnë me vajra, pupla dhe papastërti të tjera.

Pushuesi ngre pikëpyetje serioze për cilësinë e ujit dhe respektimin e rregullave mjedisore në një prej zonave më të frekuentuara turistike të bregdetit shqiptar. Ai shprehet se kjo situatë po dëmton jo vetëm pamjen e bregdetit, por edhe pushimet e turistëve dhe pushuesve që kanë paguar për të qëndruar në këtë zonë.

Redaksia mbetet e hapur për një reagim nga institucionet përgjegjëse dhe subjektet që operojnë me mjete lundruese në këtë zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit