Stuhia godet Gjermaninë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.08.2026, 14:45

Një grua ka humbur jetën dhe të paktën dy persona të tjerë janë plagosur si pasojë e stuhive të fuqishme që goditën gjatë natës disa zona të Gjermanisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Viktima u godit nga një pemë e rrëzuar, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur rëndë.

Një tornado goditi gjithashtu një zonë në juglindje të Berlinit, duke shkulur çati dhe rrëzuar pemë, ndërsa një person mbeti i plagosur. Stuhitë dëmtuan fasadat e ndërtesave dhe banesat, ndërsa pemët dhe mbeturinat e shpërndara shkaktuan dëme të tjera. Erërat e forta sollën edhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbysën një kamion në autostradë.

Thirrje të shumta për ndihmë u regjistruan edhe në rajone të tjera të Gjermanisë, ku ekipet e emergjencës vijuan punën për pastrimin e rrugëve dhe përballimin e pasojave të motit të keq. Stuhitë kanë goditur vendin pas një vale të fortë të nxehti që ka përfshirë pjesë të mëdha të Evropës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit