Zjarr i madh në Kodër Rrëshen, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.08.2026, 14:05

Një zjarr ka rënë në zonën e Kodër Rrëshen, shumë pranë zonave të banuara dhe varrezave, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania tregojnë flakët dhe tymin në një distancë të afërt me banesat, ndërsa situata mbetet shqetësuese për shkak të rrezikut që zjarri të përhapet më tej.

Banorët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur afrimin e tyre drejt zonave të banuara.

Në kushtet e temperaturave të larta dhe thatësirës, zjarret pranë banesave përbëjnë një rrezik të shtuar, ndaj ndërhyrja në kohë është thelbësore për të parandaluar pasoja më të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit