Vapa përvëluese në Kosovë, Rugova: Sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.08.2026, 13:40

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se kjo e premte mund të shënojë ditën më të nxehtë të vitit në Kosovë.

Sipas tij, temperaturat në Prishtinë pritet të arrijnë deri në 36°C, ndërsa në Dukagjin, veçanërisht në pjesët më të ulëta të Klinës, termometri mund të shënojë 39°C dhe t’i afrohet 40°C.

“Po, megjithatë sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit sipas parashikimeve deri tani”, deklaroi Rugova.

Ai shtoi se, pavarësisht temperaturave të larta, vlera të tilla nuk konsiderohen të pazakonta për muajin gusht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit