Erdhi në Shqipëri për të parë ndeshjen, babai lë vetëm në shtëpi vajzën 11-vjeçare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.08.2026, 11:51

Një rast i rëndë po hetohet nga autoritetet në Qipro, pasi një vajzë 11-vjeçare u gjet e vetme në banesën e saj, ndërsa babai dyshohet se ndodhej në Shqipëri për të ndjekur një ndeshje futbolli.

Sipas raportimeve të mediave qipriote, policia u njoftua mbrëmjen e së enjtes dhe shkoi në banesën e familjes, ku gjeti të miturën pa praninë e ndonjë të rrituri.

Gjatë bisedës me efektivët, 11-vjeçarja ka deklaruar se babai i saj kishte udhëtuar jashtë Qipros për të ndjekur një ndeshje futbolli dhe se nuk ishte kthyer në shtëpi prej rreth dy ditësh.

Autoritetet po verifikojnë dyshimet se babai kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për ndeshjen mes Pafos FC dhe Dinamo City, e zhvilluar të enjten në mbrëmje në stadiumin “Elbasan Arena”, në kuadër të fazës “play-off” të Conference League.

Pafos FC kishte organizuar gjithashtu një udhëtim për tifozët e saj drejt Shqipërisë, me nisje nga Pafos më 19 gusht.

Pas ndërhyrjes së policisë, shërbimet sociale u vunë në dijeni të rastit dhe morën nën kujdes vajzën 11-vjeçare.

Ndërkohë, ndaj babait ka nisur një hetim për dyshimet për keqtrajtim dhe neglizhencë ndaj fëmijës. Autoritetet qipriote po vijojnë verifikimet për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse babai është kthyer në Qipro pas përfundimit të ndeshjes dhe nëse ndaj tij është marrë apo pritet të merret ndonjë masë nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit