Droni i Amazon “gabon objektivin” dhe hedh kutinë e porositur në pishinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.08.2026, 11:18

Një dron i Amazon që po kryente një dërgesë në Teksas ka shkaktuar një incident të pazakontë, pasi hodhi paketën direkt në pishinën e oborrit të një gruaje.

Lindsey Austen, banore e Richmond, Teksas, tha se të hënën mori një njoftim se porosia e saj ishte nisur për dorëzim përmes programit Prime Air të Amazon. Pak më vonë, ajo dëgjoi zhurmën e fortë të dronit dhe doli jashtë për të parë dorëzimin.

Por në vend që ta linte paketën në mënyrë të sigurt, droni hapi kapakun e tij dhe e lëshoi atë drejtpërdrejt në pishinë. Momenti u filmua dhe videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Incidenti ndodhi vetëm një ditë pasi Amazon njoftoi planet për zgjerimin e shërbimit Prime Air në rreth 500 qytete amerikane deri në fund të vitit. Kompania synon ta zgjerojë shërbimin gjashtëfish në mbarë SHBA-në, duke përfshirë zona periferike pranë Çikagos, Atlantës, Sirakuzës dhe Klivlendit.

Në zonat ku do të jetë i disponueshëm shërbimi, klientët mund t’i marrin porositë e tyre brenda vetëm 30 minutash. Dronët do të operojnë kryesisht në periferi, larg rrokaqiejve dhe aeroporteve të mëdha.

Amazon thotë se shërbimi ka dorëzuar tashmë qindra mijëra paketa gjatë këtij viti. Aktualisht, dronët mund të transportojnë vetëm një paketë në një fluturim, me peshë deri në rreth 2.3 kilogramë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit