Shoferi përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës në Durrës dhe arratiset

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.08.2026, 09:41

Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në aksin Shkozet-Shijak, teksa lëvizte me biçikletë. Viktima, Vasil Hasani, ndërroi jetë në vendngjarje, pasi u përplas nga një automjet ende i paidentifikuar.

Sipas Policisë së Durrësit, ngjarja ndodhi rreth orës 06:15, në vendin e quajtur Rrashbull. Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa autoritetet vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit