Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.08.2026, 07:34
Sherri i dhunshëm në hyrje të “Ara Club” në Shëngjin, gjatë natës së 20 gushtit, ka sjellë edhe akuza të tjera nga një qytetar, i cili pretendon se brenda ambienteve të klubit kanë qenë të pranishëm edhe efektivë të Policisë së Shtetit. Sipas tij, disa punonjës policie angazhohen pas orarit të shërbimit në kompani private sigurie që operojnë në lokalet e natës, duke kërkuar që kjo situatë të verifikohet nga institucionet përkatëse.
Dnoncimi:
Përshëndetje JOQ Albania! Po ju drejtohem lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth orës 00:30 të datës 20 gusht, në hyrje të “Ara Club” në Shëngjin, ku gjatë natës së aktivitetit ku do të performonin Ledri Vula dhe Era Istrefi ka shpërthyer një konflikt i dhunshëm fizik mes disa personave, ku janë përfshirë klientë dhe persona të stafit të sigurisë. Brenda clubit ka patur edhe agjent të Policisë. Arsyeja e këtij mesazhi është se, përveç ngjarjes në vetvete, ekziston një problem shumë më serioz që lidhet me mënyrën se si funksionojnë disa prej lokaleve të natës dhe kompanive të sigurisë në zonën e Shëngjinit. Brenda kompanive të sigurisë që operojnë në këto ambiente vijojnë të jenë të punësuar punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët pas përfundimit të shërbimit angazhohen në aktivitet privat. Ky fakt është i njohur dhe duhet të verifikohet institucionalisht se si lejohet një situatë e tillë dhe nëse respektohen kufizimet ligjore dhe administrative për punonjësit e Policisë së Shtetit. Po aq shqetësuese është edhe tentativa për ta mbajtur të fshehtë ngjarjen. Nga informacioni që disponoj, në raste të caktuara ka ndërhyrje nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit për të shmangur kontrollet apo procedurat ndaj këtyre ambienteve, për shkak të marrëdhënieve korruptive dhe interesave personale që ekzistojnë mes disa drejtuesve të policisë dhe pronarëve të lokaleve. Bëhet fjalë për një situatë që nuk duhet të trajtohet thjesht si një sherr i zakonshëm në një klub nate. Nëse një pjesë e strukturave që duhet të kontrollojnë dhe garantojnë rendin publik janë të lidhura në mënyrë të paligjshme me aktivitetet private të këtyre lokaleve, atëherë kemi të bëjmë me një problem serioz institucional. Rasti nuk do behej publik kurr nese video nuk do ishte publikuar nga ju. Tani kam info se brenda Drejtorise se Policise se Lezhës drejtuesit e Policise po vijne verdall se si te pergenjeshtrojne situaten. Arsya e sherrit ka nisur njësoj si në Sarandë, Konflikti ka nisur mes punonjësve të sigurisë pasi dy persona kan tentuar te konfliktohen njëri me tjetrin për një vajzë, Në këto momente njëri nga agresorët është përleshur me punonjësit e sigurisë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR