Qeveria i dhuron vetes luks: Hotele me 5 yje dhe deri në 150 euro dieta në ditë për ushqim

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.08.2026, 21:38

Ndërkohë që qytetarët përballen përditë me çmime të larta dhe pabarazi ekonomike, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që garanton luks absolut për zyrtarët e lartë gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Me vendimin e ri të datës 30 korrik 2026, taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë faturat e fjetjes në hotele me 5 yje për Kryeministrin, Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, zëvendëskryeministrin dhe ministrat. Sikur të mos mjaftonte akomodimi luksoz, këta zyrtarë do të marrin edhe nga 120 deri në 150 euro/dollarë në ditë vetëm për ushqim.

Ndërkohë, luksi shtrihet në të gjitha shkallët e pushtetit:

  • Hotele me 4 yje: Deputetët, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm, ambasadorët dhe drejtorët e ministrive do të akomodohen në hotele me 4 yje, ndërsa do të përfitojnë nga 60 deri në 80 euro në ditë vetëm për dieta ushqimore.
  • Fatura të mbuluara plotësisht: Buxheti i shtetit do të mbulojë gjithashtu bileta avioni, transportin nga aeroporti, tarifat rrugore, vizat dhe siguracionet shëndetësore, me para që i kalojnë zyrtarëve si paradhënie në llogaritë e tyre bankare përpara se të nisen.

Gjatë kohës që pjesa më e madhe e popullsisë përpiqet të mbyllë muajin, pushtetarët kanë siguruar zyrtarisht se vizitat e tyre jashtë vendit do të jenë pushime me 5 yje të paguara deri në detajin më të vogël nga xhepat tanë.

Ju si mendoni, a është e justifikueshme kjo faturë luksi nga paratë e buxhetit të shtetit?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit