Shuhet në moshën 66-vjeçare aktorja Rezana Çeliku

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.08.2026, 17:44

Është ndarë nga jeta Rezana Çeliku, një prej figurave të njohura të artit dhe ekranit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun veçanërisht gjatë viteve ’70 dhe ’80.

Rruga e saj drejt kinematografisë nisi pothuajse rastësisht. Pa një formim profesional si aktore, Çeliku tërhoqi vëmendjen e regjisorëve falë natyrshmërisë, elokuencës dhe prezencës së saj në ekran. Përpara se të shfaqej në filma, ajo ishte bërë e njohur edhe në Televizionin Shqiptar, ku prezantoi disa festivale rinore.

Rezana Çeliku u shfaq në disa prej prodhimeve të kinematografisë shqiptare. Ndër rolet e saj më të njohura ishte ai i një partizaneje në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut.

Ajo interpretoi gjithashtu rolin e një mësueseje në filmin “Shokë të një skuadre”, duke u kthyer në një nga fytyrat e njohura të ekranit shqiptar të asaj periudhe.

Në vitin 1989, Çeliku luajti në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një centralisteje. Personazhi i saj, i përfshirë në një marrëdhënie me një djalë më të ri, ishte një nga ato role që në kontekstin shoqëror të kohës u konsideruan të guximshme dhe ngjallën diskutime.

Ky do të ishte edhe interpretimi i saj i fundit në kinematografi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit