Plagosja në Shkodër: Sherri për kamerat e sigurisë degradoi në përdorimin e armës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.08.2026, 16:05

Një konflikt i përshkallëzuar ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit këtë të enjte në Shkodër, ku mbeti i plagosur Vladimir Bruçi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në lagjen “Rus”. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Pjerin Bitani ka qëlluar me armë zjarri ndaj Bruçit, duke e lënë të plagosur.

Shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë një debat mes dy palëve lidhur me kamerat e sigurisë. Megjithatë, rrethanat e plota të përplasjes mbeten ende nën hetim.

Bruçi është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit