Plagosja në Delvinë, para një jave viktima plagosi nipat e autorit në Sarandë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.08.2026, 15:49

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Delvinë dyshohet se është pasojë e një konflikti të nisur gjashtë ditë më parë në Sarandë. Më 14 gusht, në lagjen nr. 4, në rrugën “Mitat Hoxha”, 45-vjeçari Xhike Hita, për motive banale, është konfliktuar me nipat e 47-vjeçarit Lekan Tozo dhe dyshohet se i ka goditur me sende të forta dhe thikë. Pas ngjarjes, policia shoqëroi palët në Komisariat, ndërsa Hita u procedua duke u ndjekur në gjendje të lirë.

Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe pas mjekimit u larguan. Ndërkohë, gjashtë ditë më vonë, konflikti duket se është zhvendosur në Delvinë, ku Lekan Tozo është përballur me 45-vjeçarin Xhike Hita, i cili është me origjinë nga Delvina. Përplasja dyshohet se ka ardhur si pasojë e incidentit të mëparshëm dhe plagosjes së nipave të Tozos.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit të sotëm dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë. Ende pritet të dalin detaje të tjera mbi mënyrën se si ka nisur përplasja në Delvinë dhe nëse ajo ka vijuar drejtpërdrejt nga konflikti i ndodhur më 14 gusht në Sarandë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit