Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset rëndë një person

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.08.2026, 14:53

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Shkodër.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur rëndë në lagjen Rus.

Ngjarja ka ndodhur kur shtetasi Vladimir Bruçi ka qenë duke hipur në makinë, pranë parkingut të tij. Ai dyshohet se është qëlluar 3-4 herë me armë nga një person i vetëm.

Policia nuk ka mbërritur ende në vendngjarje ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Vijon…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit