Panik në dasmë, Lamborghini dhe McLaren digjen me bomba molotovi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.08.2026, 14:15

Një sulm me mjete zjarrvënëse shkaktoi panik jashtë një salle dasmash në Birmingham, ku në atë moment ndodheshin qindra të ftuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së mërkurës, pranë sallës Royal Shalimar, në zonën Sparkbrook. Tre burra të veshur me të zeza hodhën mjete zjarrvënëse, bomba molotovi, drejt ndërtesës dhe dy të tjera drejt dy makinave luksoze, një Lamborghini dhe një McLaren, të cilat u përfshinë nga flakët.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë të ftuarit duke vrapuar të alarmuar për t'u larguar, ndërsa një re e dendur tymi mbuloi zonën. Disa prej mjeteve zjarrvënëse kaluan shumë pranë të pranishmëve, mes tyre edhe të rinjve dhe një foshnjeje. Një person dyshohet se goditi me këmbë njërin prej tyre për ta larguar nga automjetet.

Stafi i sallës ndërhyri me fikëse zjarri, ndërsa më pas mbërritën zjarrfikësit dhe policia. Zjarrfikësit arritën të vinin situatën nën kontroll dhe konfirmuan se nuk kishte persona të bllokuar apo të lënduar.

Tre autorët dyshohet se u larguan me një Volkswagen Golf të bardhë. Policia e West Midlands ka nisur hetimet dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa u ka bërë thirrje dëshmitarëve të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre.

Një mbrëmje festive u shndërrua brenda pak minutash në skena paniku, ndërsa dy supermakina u përfshinë nga flakët jashtë sallës së dasmës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit