“Trotuarin e kanë zënë oligarkët, njerëzit duhet të ecin në rrugë”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.08.2026, 13:27

Një situatë shqetësuese është denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania, në një prej zonave të frekuentuara të Tiranës, pas Casa Italia, ku vijon ndërtimi i një pallati.

Sipas qytetarit që ka dërguar denoncimin, trotuari është bllokuar tërësisht nga kantieri i ndërtimit, duke i lënë këmbësorët pa hapësirë të sigurt për të kaluar.

Në vend që të kenë një trotuar ku të ecin të qetë, qytetarët janë të detyruar të zbresin në rrugë dhe të lëvizin mes automjeteve, duke u ekspozuar çdo ditë ndaj një rreziku krejt të panevojshëm.

Situata bëhet edhe më problematike në një zonë me lëvizje të konsiderueshme, ku kalojnë çdo ditë qytetarë, familje, të moshuar dhe fëmijë.

Një pallat mund të ndërtohet, por kjo nuk do të thotë se qytetarëve duhet t'u hiqet e drejta për të ecur në mënyrë të sigurt.

Pyetja që lind është e thjeshtë: ku duhet të kalojë këmbësori kur trotuari bllokohet komplet? Në rrugë, mes makinave?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit