Kleo dhe Sara u martuan të dielën, por vdiqën në aksidentin tragjik, bashkatdhetari: Nuk mund ta besojmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.08.2026, 12:33

Kleo Vrioni dhe bashkëshortja e tij italiane, Sara Brugnatelli, humbën jetën në një aksident tragjik rrugor në Manëz të Durrësit, së bashku me 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore të zonës.

Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Maminas, kur automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një bordurë betoni.

Kleo Vrioni, i cili do të festonte 25-vjetorin më 6 tetor, jetonte në Ponte San Pietro, në Itali, prej moshës 18-vjeçare. Ai punonte si murator dhe prej kohësh jetonte në një apartament me qira në Via Garibaldi, pranë bashkisë së qytetit.

Aty kishte njohur edhe bashkëshorten e tij, Sara Brugnatelli, 26 vjeçe, nga Erbusco, e cila punonte në një dyqan të Arcaplanet në Curno. Çifti ishte martuar vetëm pak ditë më parë, të dielën, në Shqipëri.

Lajmi për vdekjen e tyre ka tronditur edhe fqinjët dhe miqtë në Itali. Ervist Myrtaj, 21 vjeç, shqiptar dhe fqinj i Kleos, tregon se e ka mësuar ngjarjen nga mediat shqiptare.

“Ende nuk mund ta besoj”, rrëfen ai, duke kujtuar momentin kur mori vesh lajmin. Sipas tij, vëllai i tij, i cili kishte punuar me Kleon, e telefonoi dhe i tregoi për aksidentin. Ai tashmë është nisur drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Myrtaj thotë se nuk e kishte ditur se Kleo dhe Sara ishin martuar pak ditë më parë.

Kleo nuk na kishte treguar për dasmën. Ndoshta kishin zgjedhur ta mbanin private. E njihja prej rreth një viti e gjysmë. Darkonim bashkë dhe ndonjëherë dilnim për të pirë diçka. Atij i pëlqente shumë peshkimi”, tregon ai.

Sipas fqinjit, Sara nuk qëndronte gjatë në Ponte San Pietro. Ajo kalonte disa ditë me Kleon dhe më pas kthehej në Erbusco, ku jetonte me të atin.

Një herë na kishte thënë se ai ishte i sëmurë dhe se duhej të kujdesej për të”, rrëfen Myrtaj, duke sjellë ndër mend një nga bisedat me çiftin.

Kleo kishte jetuar më herët për disa vite në Via Sant’Anna, përpara se të zhvendosej në apartamentin në Via Garibaldi. Ai la pas prindërit dhe një motër, ndërsa në Bergamo jeton edhe një vëlla, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Humbja e çiftit, që vetëm pak ditë më parë kishte kurorëzuar martesën në Shqipëri, dhe e 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe komuniteti ku ata jetonin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit