Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për të 81-ën natë radhazi protestën kundër qeverisë dhe klasës politike.
Edhe këtë mbrëmje, qytetarët janë mbledhur me flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar, ndërsa pas përfundimit të fjalimeve turma ka nisur marshimin nëpër kryeqytet.
Gjatë marshimit dëgjohet në kor thirrja “Shqipëria kërkon revolucion”, e cila është përsëritur nga protestuesit teksa turma vijon rrugëtimin.
Një nga pamjet që bie sërish në sy këtë mbrëmje është prania e nënave, vajzave dhe grave në krye të marshimit. Edhe sot, ato po i prijne turmës, duke mbajtur flamujt kuq e zi dhe duke udhëhequr protestuesit në rrugët e Tiranës.
Prania e tyre në vijën e parë është kthyer në një nga pamjet më karakteristike të protestave të netëve të fundit, ndërsa marshimi vijon mes flamujve kombëtarë dhe thirrjeve të qytetarëve.
Protesta, e cila tashmë ka hyrë në ditën e 81-të, vijon çdo mbrëmje përpara Kryeministrisë dhe më pas zhvendoset në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Edhe këtë natë, pas fjalimeve, qytetarët kanë zgjedhur të vijojnë protestën përmes marshimit, me flamujt kuq e zi në duar dhe me thirrjen “Shqipëria kërkon revolucion” që shoqëron turmën në rrugët e Tiranës.