Del video e aksidentit fatal në Durrës ku u shua çifti i ri

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.08.2026, 21:27

Detaje të reja kanë dalë nga ekspertiza teknike lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur rreth orës 02:22 të mëngjesit të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën tragjikisht çifti i sapomartuar, Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, si dhe një 15-vjeçar i mitur.

Sipas konkluzioneve të ekspertëve auto-teknikë, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat po lëvizte me një shpejtësi të lartë prej rreth 114 km/orë në momentet menjëherë para përplasjes.

Rindërtimi i dinamikës së ngjarjes tregon se humbja e kontrollit ka ndodhur gjatë marrjes së një kthese. Në ato momente kryesore, goma e parë në krahun e pasagjerit ka goditur fuqishëm bordurën e rrugës. Kjo goditje ka qenë fatale, pasi ka bërë që automjeti të humbasë plotësisht stabilitetin dhe të përfundojë në përplasjen me pasoja tragjike për jetën e tre të rinjve.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi opinionin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit