Delfini viziton plazhin e Borshit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.08.2026, 18:51

Një vizitor i veçantë ka tërhequr vëmendjen e pushuesve në plazhin e Borshit, duke sjellë një moment të rrallë dhe të bukur në brigjet e jugut të Shqipërisë.

Një delfin është parë duke notuar në detin e Borshit, duke u shfaqur për disa momente në ujërat e Borshit dhe duke dhuruar një spektakël të vogël për ata që ndodheshin në plazh.

Prania e tij ka krijuar një atmosferë të veçantë, ndërsa pushuesit kanë nxituar ta filmojnë dhe ta shijojnë nga afër këtë takim të papritur me natyrën.

Pamje të tilla janë gjithmonë një kujtesë e bukur se deti shqiptar vijon të surprizojë, jo vetëm me peizazhet dhe ujërat e kristalta, por edhe me banorët e tij.

Një vizitë e pazakontë, që për disa minuta e ktheu Borshin në skenën e një spektakli natyror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit