Përplasja e dy mjeteve lundruese në Koman, 5 të plagosurit transportohen me helikopter drejt Shkodrës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.08.2026, 18:15

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy mjeteve lundruese në Liqenin e Komanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 të kësaj të mërkure. Pas përplasjes, të plagosurit janë nxjerrë në kalatën e Komanit me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Më pas, për shkak të nevojës për të marrë ndihmë mjekësore, pesë personat janë transportuar me dy helikopterë drejt spitalit të Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, të plagosurit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e përplasjes së dy mjeteve lundruese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit