Shqiptari kap në grushta turistin dhe e përplas në mes të rrugës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.08.2026, 16:35

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, ku një turist është përfshirë në një përplasje fizike me një shtetas shqiptar.

Sipas dëshmive paraprake, nuk bëhet fjalë për një sherr të nisur nga ndonjë aksident rrugor, pasi nuk janë konstatuar dëme në automjete. Por papritur, shqiptarët emigrantë nga Italia kanë zbritur nga makina dhe kanë nisur të rrihen me turistin.

Në pamje mund të shihni se si shqiptari e përplas në tokë turistin ndërkohë që ai tenton të hipë në makinë.

Ngjarja është ndaluar nga kalimtarë të rastit, ndërsa rrethanat dhe shkaku i konfliktit mbeten ende të paqarta. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur konkretisht mes personave të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit