Përplasen dy skafe në Koman, rreth 8 persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.08.2026, 16:01

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në zonën turistike të Komanit, duke alarmuar pushuesit dhe personat që ndodheshin në zonën e Lumit të Shalës.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dy mjete lundruese të tipit skaf janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja dyshohet se ka shkaktuar rreth 8 persona të plagosur.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të dëmtuarve dhe nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre ka pësuar dëmtime të rënda.

Ndërkohë, mbeten të paqarta shkaqet e përplasjes dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet në vendngjarje dhe të japin më shumë detaje në vijim.

Ngjarja rikthen vëmendjen te siguria e mjeteve lundruese në një nga zonat më të frekuentuara turistike gjatë sezonit veror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit