Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për Lumturim Qerimin, banues në Fier, i cili është rrëzuar dhe si pasojë ka pësuar trauma në kokë.
Pas incidentit, 67-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore. Ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me gjendjen e tij shëndetësore apo rrethanat në të cilat ka ndodhur rënia.
Ndërkohë, Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit.