Në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit 2026, brigjet e Ksamilit u tronditën nga një krim i rëndë ku mbeti i vrarë me thikë 20-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes. Ngjarja ndodhi në zonën e jashtme të një prej lokaleve të njohura në bregdet, "Principote", pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas grupit hetimor, konflikti nisi fillimisht me grushte ku u përfshinë disa prej kamarierëve dhe stafit të sigurisë së lokalit, për t'u përshkallëzuar më pas kur 29-vjeçari Sokrat Vata (i njohur edhe si Sokrat Lipa) e goditi disa herë me mjet prerës (thikë) të riun portugez, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Teksa një vit më parë argëtohej në Jug me turistët e huaj, një vit më vonë Vata vrau njërin prej tyre duke i shkatërruar imazhin Shqipërisë e shqiptarëve...
Pas krimit, ai u largua nga vendi i ngjarjes. U lokalizua dhe u arrestua pak orë më vonë nga Policia në Levan të Fierit. Vata u theksua se ishte fshehur brenda bagazhit të një automjeti që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak dhe ku udhëtonte edhe shtetasi tjetër turk Nuh Mahmutoglu, të cilët u vunë në pranga për përkrahje të autorit.