Baba Mondi po bën gati një dervish digjital të Shtetit Bektashi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.08.2026, 09:53

Përgatitjet për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyjnë në një fazë të re, teksa po hartohen strukturat e ardhshme institucionale dhe po zgjerohet rrjeti i përfaqësimit ndërkombëtar. Sipas një artikulli të publikuar më 18 gusht 2026 nga “Intelligence Online”, projekti i shpallur nga kryeministri Edi Rama në vitin 2024 parashikon një enklavë sovrane prej rreth 11 hektarësh në kryeqytet, e cila synon të jetë shteti më i vogël në botë dhe është krahasuar me një “Vatikan mysliman”. Sipas medias franceze, zyrtarizimi nga autoritetet shqiptare pritet në muajt e ardhshëm.

Në kuadër të projektit po shqyrtohen edhe elementet që do të shoqëronin një shtet të pavarur, përfshirë një monedhë të re të quajtur “bek”, e cila sipas artikullit mund të indeksohet me çmimin e arit, si dhe lëshimin e pasaportave. Ndërkohë, lideri shpirtëror i Urdhrit Bektashi, Baba Mondi, emri i të cilit është Edmond Brahimaj, vijon të presë delegacione të huaja në selinë botërore në Tiranë. Përfaqësimi jashtë vendit po merr gjithashtu formë, me Kreshnik Grezdën të përmendur si ambasador të përgjithshëm, ndërsa Christopher Hyland për SHBA-në dhe Hazis Vardar për Francën e Belgjikën.

Burimet thonë se Baba Mondi po bën gati një dervish digjital të Shtetit Bektashi ashtu si Deilla. Sipas “Intelligence Online”, projekti shoqërohet edhe me krijimin e një rrjeti të ri bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe teknologjisë. Artikulli përmend kompaninë “DataSentinel Balkans”, ku Hazis Vardar është administrator dhe në strukturën këshilluese bën pjesë biznesmeni francez Julien-Gérard Roche, ndërsa Jean-Christophe Cloetens, ish-xhandar francez, përmendet për eksperiencën në siguri dhe antiterrorizëm në Shqipëri e Ballkan. Kompania raportohet se ka krijuar partneritete me “Cyber ICS” dhe “Terra OSINT” për sigurinë kibernetike, analizën e operacioneve të ndikimit dhe rreziqeve reputacionale, duke e shtrirë projektin përtej simboleve shtetërore drejt një rrjeti të posaçëm përfaqësimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit